Personat të cilët gjatë ditës pinë disa litra lëngje të gazuara mund të kenë probleme serioze me muskujt, madje edhe me zemrën, për shkak të zvogëlimit të nivelit kaliumit në gjak.
Ndërkohë revista shkencore “International Journal of Clinical Practice” shkruan se ndryshimi i nivelit të kaliumit mund ta ndryshojë dukshëm punën e sistemit kardiovaskular.
Mungesa kronike e kaliumit, të cilën e shkakton pirja e tepruar e kokakolës dhe pijeve tjera të gazuara mund të sjellë deri te ndryshimet e ritmit të zemrës.
Mungesa e kaliumit shkakton dobësi muskulore, gulçe, goditje të ndjeshme të zemrës dhe mundim.