Muaji qershor e ka gjetur këngëtaren Miriam Cani në rolin e moderatores së disa formateve televizive në Gjermani, të cilin rol do ta ketë deri në fund të këtij muaji, duke udhëhequr dy emisione, "PopCharts" dhe "New Talents", që transmetohen nga televizioni E.Clips.
Por nuk mbaron këtu pasi Miriami do të jetë e angazhuar edhe me dy formate të tjera siç janë “Video Mission” dhe “Clash Clips” në Jamba TV.
Bashkëpunimi i Miriamit me televizionin e parë ka kohë që vazhdon ndërkohë që me të dytin është një bashkëpunim i ri. Detajet lidhur me datat Cani tashmë i ka të publikuara në faqen e saj në internet.
Këngëtarja shqiptare është moderatorja e katër formateve televizive që i servohen publikut gjerman. Këto formate kanë të bëjnë me zbulimin e talenteve të rinj në këngë.