Admin Admin
Numri i postimeve : 253 Registration date : 08/08/2008
| Titulli: Fansat i japin lamtumiren Majkell Xheksonit Tue Jul 07, 2009 9:55 pm | |
| Ceremonia e varrimit te mbretit te pop-it, Majkell Xhekson eshte shnderruar ne pelegrinazh te vertete. Miq, yje te muzikes, fanse, jane mbledhur ne staples center te Los Angelesit per t’i dhene legjendes se pop-it lamtumiren e fundit. Nje autokolone limuzinash e makinash te tjera me familjaret e tij mberriti me heret ne varrezen e forest lawn ne hollivud per funeralin privat te kengetarit ikone. Nje ore e gjysem spektakel live per te nderuar kujtimin e njeriut qe shumekush e quan sot “Barak Obama i muzikes”. I pari afro-amerikan qe theu keto lloj barrierash racore premton ta ktheje kete koncert te ngjeshur me yje ne njerin prej evenimenteve televizive me te ndjekura ne histori. Lista e emrave te famshem ne show-n e ngjeshur me yje te muzikes e te ekranit eshte e gjate; Stevie wonder, Mariah Carey, Usher, Lionel Richie, Kobe Bryant e Jennifer Hudson jane nje pjese e tyre. Gati dy jave nga vdekja e ikones se muzikes, Los Angeles-i eshte paralizuar i teri per ceremonine publike te homazheve, ndersa njerezit vershuan lume per te kujtuar jeten dhe vdekjen e Majkell Xheksonit. Trupi i yllit te pop-it prehet ne nje arkivol 25.000 dollaresh te lare ne ar. 17.500 njerezit qe arriten te sigurojne bileta, po e ndjekin ceremonine nga afer ne “Staples Center”, nje luks i vertete per ta, krahasuar me interesimin e jashtezakoneshem qe u pa qarte nga vala e kerkesave, me shume se 1 milione e gjysme. Homazhet do te zgjasin 90 minuta, kohe gjate se ciles do te transmetohen live anembane globit. Madona i parapriu nderimet per te me nje koncert ne Londer, te mbajtur pikerisht ne te njejten arene ku Majkell Xheksoni do te fillonte me 13 korrik nje seri prej 50 koncertesh. Ne skene ishte vendosur nje fotografi e kengetarit, e teksa ajo intrepretonte kengen e njohur “Holiday”, nje kercimtar i veshur me xhekete te zeze lekure, bluze te bardhe, doreza dhe corape te bardha, kercente, duke imituar levizjet karakteristike te Xheksonit. Pothuajse gjysma e njerezve te pyetur, rrefyen se ne kujtesen e tyre ai do te mbetet i rrethuar si nje njeri me talent te rralle, por nje jete tragjike. Ata thone se 50 vjecari i ndare nga jeta ne 25 qershor prej nje ataku ne zemer, ishte armiku me i keq i vetvetes. Problemet qe e trazuan qenien e tij ne mase te madhe buronin nga vete Majkelli, ndersa femijeria aspak e lumtur ishte duket pengu i madh i kengetarit, nga ku buronte e gjithe fatkeqesia e tij. Nje pjese e te intervistuarve ishin te bindur se emri i Majkell Xheksonit do te kujtohet per shekuj me radhe e madje disa guxuan edhe ta krahasonin trashegimine e tij me ate te Moxartit dhe Bethovenit. Top-channel | |
|