Admin Admin
Numri i postimeve : 253 Registration date : 08/08/2008
| Titulli: Fotot nga pushimet në Saint Tropez Mon Jul 20, 2009 4:29 pm | |
| Ndërkohë që motra e saj Zanfina po perjeton kulmin e sukseseve me një këngë hit dhe një klip që pushtoi mediat, Adelina përshëndet fansat me disa foto nga plazhi i mrekullueshëm i Saint Tropez ku po bën pushimet e merituara. Po cilat janë të rejat nga Adelina? Këto ditë është folur shumë në media për mundësinë e një martese të këngëtares 29-vjeçare e cila në fakt nuk ka arritur të martohet asnjëherë më parë. Ishte shumë afër këtij hapi me mikun e saj, fundi i të cilit siç dihet ishte tragjik. Tani thuhet se Adelina është në lidhje me një pronar lokali dhe pritet që të finalizojë lidhjen në martesë. Nuk e dimë sesi është e vërteta, ndërkohë që i premtojmë lexuesve që shumë shpejt do t’ju sjellim një intervistë eksluzive të këngëtares për të sqaruar gjithçka. Ndërkohë këngëtarja ka vendosur që t’i lërë mbrapa krahëve fjalët dhe të shijojë plazhin e mrekullueshëm ku ka bërë edhe disa foto. Siç mund ta shikoni edhe vetë, këngëtarja vijon të ketë linja perfekte edhe pse vitet bëjnë punën e vet. Nga fusha profesionale, edhe pse e ka mbajtur të fshehtë, Adelina tashmë është zyrtarisht një anëtare e SUISA, këngëtare europiane e mbrojtur me ligj nga agjencia i të drejtës autoriale europiane SUISA. Flitet që kënga dhe klipi që po përgatit Adelina, do të mbahet mend gjatë. Temat e nxehta dhe tabu që do të preken aty do të diskutohen më shumë se gjithmonë. Turneu europian dhe në SHBA, i cili do të përsëritet për shkak të suksesit, do na sjellë një Adelinë shumë më ndryshe seç e kemi parë për 24 vite me radhë. Presim me kërshëri surprizat e saj. PanoramaPlus | |
|