Ėshtė njė djalė me tipare shumė tė rregullta dhe qė interpreton mė bukur se njė aktor. Anjeza Shahini e gjeti ndėrsa transportonte mallra nė njė supermarket nė Tiranė. Me tė ajo ka realizuar fabulėn urbane tė dashurisė nė klipin e ri, qė sapo ka nisur tė transmetohet nė televizione me titull "Lot pendimi". Pasi kishte kėrkuar nė Akademinė e Arteve, e nė ambiente tė mbushur me shumė djem bukuroshė dhe skishte pėlqyer asnjė, vendosi pėr Eraldin, djalin qė mund tė keni parė nė klip.
Pak ditė mė parė ke promovuar kėtė klip gjithė ngjyra qė duket sikur bie ndesh me titullin e kėngės Lot pendimi. Si do ta pėrshkruaje gjendjen shpirtėrore tė ndjerė brenda kėsaj fabule?
Lotėt janė tė njė pendimi, kėshtu qė nuk mund tė jenė aq tė trishtueshme pasi njė zgjidhje e ka. Dashurinė e pėrcjellin ngjyrat qė tregojnė dhe thelbin e lidhjes sė tyre.
Kush u kujdes pėr veshjet, look-un?
Pėr veshjet ėshtė kujdesur stafi i Max Production. Bashkė me ta i kemi zgjedhur veshjet nė njė butik shumė interesant, sepse dhe ideja e klipit ishte e tillė urbane dhe jo e stiluar. Ndėrsa pėr look-un ėshtė marrė salloni Aleks, sipas njė ideje tė sugjeruar nga tė tjerė profesionistė.
Bėn pėrshtypje djali qė shfaqet nė klip, kush ėshtė ai?
Djali e ka emrin Erald dhe e kemi gjetur fare rastėsisht nė njė supermarket, ku dhe ai punon. Pasi kishim kėrkuar gjatė e sna mbushej mendja, pikėrisht nė njė moment qė dhe ishim tė lodhur, Gledis asistent-regjisorja e Max Produktion ma sjell pėrballė dhe mė pyet mua nėse isha dakord. Vendosa menjėherė, edhe pse i trembesha pak faktit qė Eraldi ka njė moshe fare tė re dhe nuk dija si mund tė dukej nė ekran. Mirėpo ai u tregua shumė i zoti nė interpretim sikur ta kishte njohur kamerėn prej kohėsh dhe ky fakt na i bėri shumė mė tė lehtė punėn. Gjej rastin ta falėnderoj pėr disponimin.
Paskuintat e njė xhirimi asnjėherė nuk tregohen nga kėngėtarėt. Ndodhėn tė papritura?
Gjatė xhirimeve ka gjithmonė situata tė cilat kujtohen e mund tė them qė ne kemi kaluar disa, pėrveē atyre qė tashmė janė komentuar nga unė edhe gjatė promovimit, qė kishte tė bėnte me vjedhjen e lap-topit pas xhirimeve tė para, gjė qė na detyroi tė xhironim sėrish. Pas kėsaj na u desh tė ri gjenim edhe njė rulot tjetėr pasi ai i pari i parkuar nė vendin e gabuar ishte djegur nga zjarri qė u ishte vėnė po atė natė koshave tė mbeturinave nė rrugė. Kėto nė fakt mė mėrzitėn shumė nė atė moment por pastaj e kemi marrė si njė ogur tė mirė dhe madje qeshim sa herė e kujtojmė. Por ka pasur dhe momente tė tjera shumė tė lezetshme si ato tė zgjimit nė mėngjes herėt pėr tė mos na kapur vapa, me pėrdorimin i pijeve energjike sa hapnim sytė, apo batutat e hedhura gjatė xhirimeve tė cilat nuk mungojnė asnjėherė nė punė grupi.
Pėrse zgjodhe pikėrisht kėtė kėngė nga albumi Erdhi momenti?
Ka qenė njė zgjedhje e hershme faktikisht e imja, por edhe e produktorėve tė kėngės dhe albumit tim Erdhi momenti, por qė pėr arsye absolutisht tė rėndėsishme mua mu desh ta shtyja pėr ta sjellė tani.
Nisur nga titulli i kėngės, cila ėshtė pendesa mė e madhe qė ke ndier deri tani jetė?
Ēdo gjė qė e kam bėrė deri mė sot, e kam bėrė me koshiencė tė plotė dhe shpesh e drejtuar nga zemra, gjė e cila unė mendoj se justifikon ēdo lloj veprimi. Vetėm kėshtu mendoj se ia dalim mbanė pėr mos e ndjerė peshėn e pendesės, pasi mendoj qė kjo ndjenjė ėshtė edhe mė e rėndė se sa guximi pėr tė bėrė atė qė thotė zemra.
PanoramaPlus