Admin Admin
Numri i postimeve : 253 Registration date : 08/08/2008
| Titulli: Michael Jackson kujtohet ne Prishtine Thu Jul 02, 2009 3:27 pm | |
| Vdekja e “King Of Pop” eshte ndjere dhe ne Kosove, ku fansat e kengetarit jane mbledhur per te perkujtuar kenget e tij me te mira ne klubin “Flirt” te henen ne mbremje . Ashtu si dhe ne mbare boten fansat shqiptare kane dashur te shprehin dhimbjen e tyre per humbjen e nje prej figurave me te medhaja te muzikes moderne boterore Michael Jackson. Organizatori i kesaj perkujtimoreje ishte z.Drin Zatriqi. Me kete rast poju sjellim dhe disa informata ne lidhje me vdekjen e Michael Jackson Michael Jackson nderroi jete paraditen e dites se premte me 26 qershor. Ai ishte 50 vjec dhe la pas familjen dhe tre femije. Personi qe gjeti Michael ne gjendje te rende ishte mjeku i tij personal. Kur ambulanca mjeksore mberriti ne shtepine me qira te kengetarit, ata gjeten Jackson ne koma i cili kur mberriti ne spital u deklarua i vdekur. Raportet e para ne lidhje me shkakun e humbjes se jetes tregonin per nje infarkt ne zemer, por miq e tij te afert deklaruan ne tv se vdekja mund te kishte ardhur dhe nga perdorimi i qetesuesve te ndryshem. Nje gje e tille pergeshtrohet nga pala tjeter e miqve qe mohojne te kene pare Michael te marre qetesues. Gjithashtu jane mohuar dhe zerat se Michael ka qene ne gjendje te keqe shendetsore. Eshte folur se nje dite me pare ai ka qene ne forme te plote dhe ka marre pjese ne provat per koreografine e koncerteve qe do mbante ne Angli gjate muajit korrik. Te gjitha biletat e koncerteve ishin shitur duke mbledhur nje shume mbi 80 milion dollare. Ekspertiza mjeksore e shtetit jep rezultatin perfundimtar te autopsise duke deklaruar se vdekja e kengetarit ka ardhur nga nje infarkt ne zemer si pasoje e stresit te madh. Nje rezultat i tille nuk i ka pelqyer familjes se Jackson, te cilet kane urdheruar nje autopsi private, cka shtyu dhe funeralin e kengetarit. Ende nuk eshte vendosur nese funerali do te jete publik apo privat, por duke pasur parasysh reagimet e publikut per humbjen e Jackson, ka gjasa qe funerali te jete publik. Humbja e tij e papritur ka prekur jo vetem zemrat e fansave por dhe figurave me te njohura boterore miq te kengetarit, pergshi ketu dhe vete presidentin Obama. Ende nuk dihet se kush do te kujdeset per femijet e tij pas vdekjes, por mesohet se mamaja e Jackson eshte personi i pare qe ka kerkuar te drejten mbi ta. Sipas ligjit te Kalifornise, dhe pse gruaja e tij e pare ka hequr te drejtat prinderore mbi dy femijet e e saj me Jackson, pas vdekjes se kengetarit ajo ka te drejta te plota per kerkuar ri-biresimin e tyre. Flitet se Michael la pas nje borxh prej 500 milion dollaresh, por ne te njejten kohe kengetari ka lene pas nje pasuri te patundshme e cila tejkalon kete shifer. Cuditerisht pas vdekjes, personi qe po perkujdeset per kete pasuri eshte babai i tij Joe Jackson, te cilin Michael e ka akuzuar publikisht per raporte jo te mira personale. Akoma me te cuditshem kete lajm e ben dhe fakti qe Joe Jackson vite me pare ka deklaruar falimentim financiar. Nderkohe ne mbare globin shitjet e albumeve te Jackson kane pesuar rritje dhe interesimi per albumin e ri te kengetarit qe pritej te dal ne korrik, eshte shume i madh. I mistershem dhe pas vdekjes, Michael Jackson eshte padyshim nje prej artisteve me te talentuar , me unik dhe me interesant te muzikes moderne boterore. Albaniac | |
|