www.alreklama.com(Gossip)
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumJehona Sopi: Nuk jam penduar pėr asgjė nė jetė Home1110GalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Jehona Sopi: Nuk jam penduar pėr asgjė nė jetė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 253
Registration date : 08/08/2008

Jehona Sopi: Nuk jam penduar pėr asgjė nė jetė Empty
MesazhTitulli: Jehona Sopi: Nuk jam penduar pėr asgjė nė jetė   Jehona Sopi: Nuk jam penduar pėr asgjė nė jetė EmptyFri Jul 24, 2009 10:40 pm

Jehona Sopi: Nuk jam penduar pėr asgjė nė jetė Jehona10

Ajo ėshtė gjithmonė e veēantė, sharmante, seksuale, shpesh edhe e fortė, duke u radhitur tek ato femra qė zor se rrėzohen nga froni i tyre. E kemi fjalėn pėr kėngėtaren Kosovare, Jehona Sopi. Galeria e kėngėve tė saj, ka ardhur gjithmonė me finesė dhe elegancė te publiku, duke lenė njė shije tė mirė pėr ēdo publikim muzikor. Tė gjithė e mbajnė mend muajin e "mallkuar" tė Jehonės, Janarin. Mos mendoni se kėngėtarja ka ndonjė "hatėr mbetjeje" me kėtė muaj, ėshtė thjesht koincidencė. Nė njė intervistė pėr SH2-shin, Sopi rrėfehet, por kėtė herė ndryshe, duke na treguar gjithēka pėr jetėn e saj: fillimet nė muzikė, shkollėn pėr psikologji dhe dashuria tre vjeēare qė po pėrjeton me njė djalė, duke u shprehur qė shpreson tė zgjatė pėrjetėsisht. Me kėtė rrėfim kuptohet qė ajo nuk ėshtė vetėm njė vajzė e bukur qė di tė kėndojė, por edhe njė person qė nuk kėnaqet me pak dhe pėr mė tepėr, njė vajzė qė ka pasur synime tė qarta qė nė fillesat e veta. Tashmė Jehona ėshtė njė nga kėngėtaret mė tė pėlqyera nė Kosovė por edhe nė Shqipėri.

Me ē'farė po merret Jehona momentalisht, cilat janė angazhimet e saj?

Momentalisht pėrqendrimin e kam drejtuar te studimet ku jam nė prag tė pėrfundimit tė tyre dhe jam duke u angazhuar pėr diplomimin.Kam disa koncerte gjatė kėtij sezoni verorė dhe shpresoj qė t'i realizoj me sukses.

Jehona, kur janė fillesat e tua nė muzikė, e keni pasur pasion qė e vogėl kėngėn apo ka ardhur mė vonė?

Po filloj ta kėndoj edhe unė refrenin e famshėm, qė kam qenė fėmijė i talentuar (qesh). Jo, me tė vėrtet kėngėn edhe aktrimin i kam pasur pasion qė e vogėl, shumė e vogėl...dhe kėshtu vendosa tė shkoj nė shkollėn e mesme tė muzikės, ndėrsa karriera ime si kėngėtare filloj qė nga viti 1997.

Na tregoni pak pėr fėmijėrinė tuaj, si ka kaluar ajo, e kishit menduar se njė ditė do tė ishit kaq e famshme?

Kam kaluar njė fėmijėri fantastike, kam qenė fėmijė i entuziazmuar... Sa i pėrket famės kam menduar qė do tė jem edhe shumė mė e famshme (qesh). Kur kam qenė e vogėl kam parė nė TV tė gjitha ngjarjet botėrore qė i pėrkisnin botės sė artit (ende vazhdoj t'i pėrcjell) dhe ndonjėherė se bashku me dy shoqet e mia luanim lojėn e ndarjes sė shpėrblimeve (unė isha protagonistja e lojės...qesh) dhe mundoheshim t'i kopjonim nė mėnyrėn tonė gjestet e yjeve botėrore... pėr atė them nuk jam aq e famshme, sa e kam luajtur rolin e lojės nė fėmijėri ....(qesh).

Keni njė luk (dukje) vazhdimisht tė kuruar, sa kujdesni pėr veten?

Mund te them se i jap pėrparėsi pėrshtatshmėrisė. Mundohem t'i jap ngjyrė kreativitetit tim varėsisht nga konditat qė paraqiten, duke mos i ikur asnjėherė shijes sime personale.

Ka ndonjė person tė cilit ia dedikoni kėtė sukses?

Po sigurisht, tė gjithė atyre qė mė kanė ndihmuar dhe vazhdojnė tė mė ndihmojnė dhe tė mė pėrkrahin nė tė gjitha vendimet dhe veprimet e mia.

Pėr ēfarė arsye do tė mund ta braktisnit karrierėn tuaj?

Mund tė them se ka disa gjėra nė jetėn time qė kanė prioritet mė shumė se profesioni dhe karriera ime...

Pėrveē Muzikės, ju studioni edhe psikologji, pse zgjodhėt kėtė degė!

Mė ka nxitur dėshira pėr ta njohur mė mirė veten dhe tė tjerėt...

Do t'iu shohim nė tė ardhmen si psikologe?

Nė atė drejtim po mundohem tė punoj, por do tė mundohem qė muzikėn mos ta lė anash...

Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme pėr ty nė kėto momente?

Tė ishte temperatura pak me e ulėt, se shumė vapė. (qesh)

Cilėt janė miqtė e tu mė tė ngushtė?

Kam shumė dhe jam shumė e lumtur pėr kėtė gjė...

Ēfarė vlerėsoni me shumė nė njė miqėsi?

Nuk mė mjafton teoria qė miqtė e mirė shihen nė kohen e vėshtirė, dua qė sė bashku me ta t'i ndaj edhe momentet e bukura tė jetės sime dhe t'i gėzohemi suksesit tė njėri-tjetrit...

Po nė njė lidhje dashurie, ēfarė vlerėsoni?

Dashurinė, duke mos e ngatėrruar me nevojėn...

Cilat janė ambiciet e tua nė muzikė?

Tendenca ime, ėshtė tė ruaj atė qė unė konsideroj sė ėshtė me vlerė dhe ta ruaj me shumė fanatizėm, duke u pėrpjekur qė tė kem progres nė muzikėn qė bėj.

Ēfarė tipi ėshtė Jehona, qanė shpesh?

Natyra ime karakterizohet nga ndjeshmėria dhe butėsia. Qaj kur kam nevojė dhe kur e ndjej...

Ka Jehona njė mashkull pranė momentalisht?

PO, kam tė dashur, tani janė bėrė tri vite qė jemi bashkė. Shpresoj qė tė zgjasė pėrjetėsisht..

Lė tė imagjinojmė pėr njė moment. Nėse bashkėshorti juaj do t'ju tradhtonte, do ta falnit?

Nuk e kam pėrjetuar asnjėherė, ėshtė situate e panjohur pėr mua, nuk e di se si do tė kisha reaguar, shpresoj tė mos ta pėrjetoj kurrė...

Ju jeni njeri i skenės, do tė pozonit nudo nė njė revistė, nė shkėmbim tė njė shumė tė madhe lekėsh?

J0 nuk do tė pranoja.

Jehona, cilat janė planet tuaja pėr mė vonė?

Shumė shpejt do tė realizoj njė kėngė tė shoqėruar me njė videoklip, ndėrsa pėr planet afatgjata ka shumė dhe shpresoj tė realizohen tė paktėn gjysma, ashtu siē i kam planifikuar.

Sipas jush, ēfarė ndryshimi ka muzika shqiptare nga ajo kosovare, kjo pasi shpesh nė Shqipėri rrėmbeni ēmimet neper festivale?

Ne jemi dy vende dhe njė popull, por nuk mendoj se mundem ta gjeneralizoj muzikėn qė kultivohet nė Shqipėri dhe tė bėj dallimin duke e gjeneralizuar muzikėn qė bėhet nė Kosovė...Vetėm mundem tė them se, si nė Kosovė ashtu edhe ne Shqipėri, ka kėngėtarė qė kultivojnė vlera tė mirėfillta. Unė mendoj qė ėshtė individuale, tendenca ime gjithmonė ka qenė qė tė jem origjinale, shpresoj qė t'ia kem arritur qėllimit.

Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.alreklama.com
 
Jehona Sopi: Nuk jam penduar pėr asgjė nė jetė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.alreklama.com(Gossip) :: GOSSIP :: GOSSIP-
Kėrce tek: