www.alreklama.com(Gossip)
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumMarigona Dragusha shoqëruesja e dytë e Miss Universe Home1110GalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Marigona Dragusha shoqëruesja e dytë e Miss Universe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 253
Registration date : 08/08/2008

Marigona Dragusha shoqëruesja e dytë e Miss Universe Empty
MesazhTitulli: Marigona Dragusha shoqëruesja e dytë e Miss Universe   Marigona Dragusha shoqëruesja e dytë e Miss Universe EmptyTue Aug 25, 2009 1:28 pm

Marigona Dragusha shoqëruesja e dytë e Miss Universe Marigo10

Bukuroshja nga Kosova, Marigona Dragusha, ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë në garën e bukurisë Miss Universe, të zhvilluar në Bahame, duke qenë konkurrentja e dytë më e fortë për fituesen, Miss Venezuelën, në garën për më të bukurën e universit.

Miss Venezuela, Stefania Fernandez, ka dalë fituese për titullin e më të bukurës në edicion të 58-të të Miss Universe, që u mbajt të dielën mbrëma në Atlantis, Paradise Island në Bahame.

Vitin e kaluar fituese ishte bukuroshja tjetër nga Venezuela, Dayana Mendoza dhe kjo është hera e parë në historinë që një vend fiton dy herë radhazi këtë garë. Numri i bukurosheve nga ky vend që kanë fituar këtë garë, tash arrin numrin gjashtë.

Fernandez është zgjedhur në mesin e 83 garueseve, ndërsa përcjellësja e parë e saj ka dalë Miss Republika Dominikane, Ada Aimee de la Cruz, dhe e dyta, bukuroshja nga Kosova, Marigona Dragusha. Në mesin e pesë më të mirave kanë qenë edhe Miss Australia dhe Miss Puerto Rico.

Në skenën e kësaj ngjarje, që organizohet nga miliarderi amerikan Donald Trump, performuan edhe yje si Flo Rida, Heidi Montag, David Guetta dhe Kelly Rowland.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.alreklama.com
 
Marigona Dragusha shoqëruesja e dytë e Miss Universe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dragusha.Net

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.alreklama.com(Gossip) :: GOSSIP :: GOSSIP-
Kërce tek: