www.alreklama.com(Gossip)
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumVera e lumtur e Adelės Home1110GalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vera e lumtur e Adelės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 253
Registration date : 08/08/2008

Vera e lumtur e Adelės Empty
MesazhTitulli: Vera e lumtur e Adelės   Vera e lumtur e Adelės EmptyWed Aug 26, 2009 2:45 pm

Vera e lumtur e Adelės Adela11

Kryekrejt ndryshe nga ajo e njė viti mė parė, kur Adelajda ishte thjesht
njė ndėr tė shumtat vajza tė qytetit tė Kavajės. Tani muajt e verės janė
vėrtet tė nxehtė. Me udhėtime pa fund, me njė publik qė kėrkon tė dijė
gjithēka pėr tė, me parti politike qė i shfrytėzojnė imazhin dhe me njė
shtėpi nė mes tė kryeqytetit, ku ajo banon me tė dashurin e saj, Bjordin.
Dhe me njė kopertinė qė e sheh protagoniste. E ē'do duhej mė shumė pėr
tė qenė njė stinė thjesht e lumtur?

Ekzaktėsisht njė vit tė shkuar, vera e saj nuk do tė kishte asnjė
ndryshim nga ajo e shumė vajzave tė tjera qė jetojnė nė njė qytet tė
vogėl. Pasi kishte mbaruar viti shkollor dhe i kishte mbyllur hesapet
edhe me shkollėn nė njė fshat, ku jepte mėsim, dhe me atė ku studionte
(nė Universitetin e Elbasanit pėr Gjuhė-Letėrsi), se ē'mund tė bėnte
Adela nė qytetin e saj tė vogėl tė Kavajės nuk ėshtė fare e vėshtirė tė
merret me mend. Ditė qė rrjedhin njėsoj, mė sė shumti brenda nė shtėpi,
dhe kulmi i argėtimit: pushime me familjen nė Sarandė. As kinema, as
koncerte, as pishina e as argėtim me shoqet.
Por ja qė do tė mjaftonin jo mė shumė se 100 ditė dhe njė format i
famshėm televiziv pėr tė pėrmbysur gjithēka dhe pėr t'i servirur njė
jetė tė re, qė Adela nuk kishte mundėsi ta kishte, por qė ama askush nuk
e ndalonte qė ta pretendonte. Iu desh vetėm pak guxim (edhe pse ai guxim ia ktheu kundėr tė gjithė, nė fillim edhe familjen) dhe shumė kokėfortėsi pėr tė plotėsuar njė formular, qė do ta bėnte shumė shpejt pjesė tė spektaklit "Big Brother", nga i cili do tė hynte askushi dhe do tė
kthehej automatikisht nė pėrsonazh tė famshėm. E meqė synimi ishte tė
ndryshonte jetėn e saj provinciale, me tė vėnė kėmbėn nė shtėpinė e
survejuar nė ēdo sekondė nga kamerat televizive, nuk kishte kohė pėr tė
ndenjur urtė e as pėr tė privuar veten nga ato kėnaqėsi qė po i
servireshin me shumicė. Sigurisht, nuk ishte momenti as pėr t'i bėrė
naze njė dashurie qė lindi aty e qė do ta kthente brenda pak ditėsh nė
njė fenomen tė pėrfolur gjatė e kudo. Pak rėndėsi ka nėse ēmimi i
vendosur pėr fituesin nuk i ra asaj pėr pjesė, ama fitoi shumė mė
tepėr sesa njė shumė tė madhe parash: njė jetė krejt tė re, qė ajo,
me gjithė ėndėrrat e thurura nė qytetin e saj tė vogėl, vėshtirė se e
kishte menduar se do t'i vinte e tillė. Ndaj edhe kjo verė qė po jeton
nuk ka as edhe njė gjė tė pėrbashkėt me verėn e vitit tė shkuar.
<Copied from "Jeta" magazine> Tani jeton nė Tiranė, sėbashku me tė dashurin e saj, Bjordin. Nuk ėshtė mė mėsuese e thjeshtė fshati, por njė ndėr personazhet mė tė lakmuara tė momentin. Me vajzat e kryeqytetit nuk vlen krahasimi. Mund tė bėjė shumė mė shumė sesa bėn njė vajzė qė jeton nė metropol. E kėtu nuk bėhet fjalė fare pėr kafe nga blloku, pėr fundjava nė jug apo pėr jetė nate, tė cilat tashmė janė bėrė mėse tė prekshme. Adela mund tė ketė shumė mė shumė se kaq. Ėshtė nga ato vajza qė tėrheq vėmendjen nė ēdo cep, jo vetėm tė Tiranės, dhe kėtu nuk ėshtė vetėm ēėshtje bukurie, pėr hir tė sė cilės do tė dallonte edhe sikur tė ishte njė vajz krejt e panjohur. Por ja qė nuk ėshtė mė aspak e tillė. Nėse do tė ishte, nuk do tė pushtonte faqet e para tė suplementeve me thashetheme tė fundjavės, nuk do tė lakmohej nga gazetarėt, nuk do tė mblidhte rreth vetes fansa sa herė qė del nė rrugė dhe nuk do tė angazhohej bashkė me Bjordin nė fillim tė verės nė fushatėn e zgjedhjeve, duke shoqėruar nė ēdo qytet stafin e partisė G99.

Revista Jeta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.alreklama.com
 
Vera e lumtur e Adelės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.alreklama.com(Gossip) :: GOSSIP :: GOSSIP-
Kėrce tek: