“Supermodelja” nga Shqipëria quhet Dorela Hysa
Bukuroshja 15-vjeçare nga Tirana, Dorela Hysa, është fituese e edicionit të katërt të spektaklit “Supermodel of the World of Albania”, të organizuar mbrëmë në Tiranë.
Dorela është përzgjedhur në mesin e 15 bukurosheve të tjera gjatë një spektakli të shkëlqyer të organizuar mbrëmjen e të shtunës nga “Top Channel”.
Me këtë fitore, Dorelës i hapen dyert drejt realizimit të ëndrrës së saj për të qenë pjesë e pistave botërore të modës. Dorela do ta përfaqësojë kështu Shqipërsinë në “Supermodel of the World”, që këtë herë do të organizohet në Budva të Malit të Zi në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Në këtë kompeticion bukurie, do jetë edhe një shqiptare tjetër, bukuroshja nga Kosova Artnesa Krasniqi. Artnesa doli fituese në mesin e 18 bukurosheve, në spektaklin “Supermodel of the World of Kosova” që u organizua ditë më parë në qytetin e Gjakovës.
Ky spektakël, ndër më të mëdhenjtë në botë sa u takon garave të bukurisë, organizohet nga kompania Ford.