Zana Krasniqi eshte nje nga femrat me te bukura ne showbiznesin Shqiptar. Ajo eshte gjithashtu nje supermodele historike, pasi eshte a para qe fitoi kete titull kur mori pjese ne "Supermodel of the World", Organizuar nga fotografi Fadil Berisha. Kete vite, Zana perfaqesoi Kosoven ne Miss Univers, gje shume e vecante po te mendosh se shteti me i ri i botes dergonte per here te pare nje bukursoshe ne kete aktivitet.
Zana, ti u bere e njohur kur u shpalle "Supermodel of the World" ne shqiperi. Sa ka ndryshuhar jeta jote pas keti titulli?
Suksesi im filloj pikerisht ne ate moment dhe jeta ime ka ndryshuar shume qe atehere. Titulli "Supermodel" ka qene suksesi im i pare qe ai vlen te permendet, sepse qe nga ajo dite, Zana ka filluar te mendoje me seriozisht per karrieren e saj, te shohe me larg.
Pas kaq vitesh eksperience ne pasarelat europiane dhe boterore apo ne sesionet e ndryshme fotografike, ndihesh me e pjekur profesionalisht?
Kuptohet qe pervoja dhe eksperienca bejne te veten, por eksperienca s'eshte asnjehere e mjaftueshme per te qendruar ne profesionin tone. Modelingu eshte nje ushe qe te ve gjithmone perballe sfidave te reja, nga me te ndryshmet. Mund te mendosh se i di te gjitha, por fakt eshte se kjo pune sjell gjithmone risi dhe vjen nje moment kur e kupton se je gjate gjithe kohes duke mesuar. Pikerisht "te mesuarit" eshte nje proces i vazhdueshem. Mua personalisht, me ndodh shpesh te them: "Uaaaaa!!! paska qene edhe kjo, se paskam ditur".
Puna si modele eshte, sic thua ti , nje perpjekje e vazhdueshme, megjithate, ka edhe ajo bukurine e vet... Konkretish cfar te terheq me teper ne kete profesion?
Ka plote... Takon njerez te rinje, te qellon te vizitosh shume vende. Pastaj, une ndihem shume mire kur pozoj perpara aparatit fotografik apo sfiloj ne nje pasarele prestigjoze. Kjo eshte nje ndjesi e mrekullueshme dhe s'eshte e domosdoshme t'i hysh llogjikes.
Dhe cfar urren ne punen si modele?
Kur s'me qeshet, por duhet te qesh me zor ne ndonje foto...(Qesh)
Te eshte dashur te heqesh dore nga shume gjera per t'u bere supermodele?
Te them te drejten, jo... Ka kohe qe jam integruar ne kete profesion, kam qene shume e re kur kam filluar, ndaj nuk e kam pasur impenjime apodetyrime shume te rendesishme. Duke qene se fillova te merresha me modelingun seriozisht , s'ia lajova vetes te beja shume gjera qe me vone te me benin te ndihesha keq se do t'i lija pas dore per shkak te punes.
Keto linja perfekte i ke te natyrshme apo mban dieta te forta per te arritur peshen ideale?
Pamja jashtme eshte dhurate e natyres, keshtu qe format i kam te natyrshme. Megjithate, duhet te kem shume kujdes edhe persa i perket ushqimit dhe here pas here duhet te merrem me ushtrime gjimnastikore, perndryshe, veshtire t'i ruash linjat.
Modelet udhetojne shume, shohin vende te ndryshme. Keto udhetime te shpeshta e te gjata jane te lodhshme apo jane gjithmone nje kenaqesi per ty?
Eh, tashme jam mesuar me udhetimet.... Me perpara, nese udhetoja qofte edhe dy ore me kalonte gjithe dita duke u ankuar, sepse ndihesha e lodhur, kurse sot udhetoj shume, madje ka dhe raste per shembull kur pas nje udhetimi qe mund te kete zgjatur tete ore, te nesermen heret kam pasur nje sesion fotografik. E di, s'kam te drejte te ankohem sepse udhetimet jane gjeja qe me pelqen me shume te bej.
Gjate ketyre udhetimeve, ke pare shume vende te botes. Cili eshte vendi me i bukur qe ke qene?
Vendi qe ja vlen te permend dhe te vecohet, ka qeneVietnami, ndoshta per faktin qe nuk eshte nje vend i zakonshem, ku te jepet mundesia te shkosh shpesh. Pervec kesaj, eksperienca qe kam pasur atje me ka bere qe ta dua shume Vietnamin dhe ta cilesoj ate nje nder vendet me te bukura te botes.
Je tip i shoqerueshem apo ke pak miq?
Kam shume shoqe dhe shoqerin e kam te zgjedhur.
Miqte e tu me te afert i perkasin botes se modes apo jane me se shumti njerez te thjeshte?
Ne fakt miqte e mi te vertet jane familja ime. Vetem tek ata mund ta ndjej veten te sigurte 100%. E di qe ata s'me tradhtojne asnjehere!
Cfar kujtimesh ruan nga hera e pare qe u ngjite ne pasarele?
S'ka qene e lehte te dilja ne skene. Pasi kam mbaruar sfilaten e pare, shkova dhe i thash stilistes: " A mos e ke ende rrobat e pashfrytezuara, se dua te dal edhe nje here ne skene?" (Qesh) Ia ndjeva lezetin dhe nuk ndahesha dot nga pasarela.
Vetja te pelqen me teper ne foto apo ne ekran?
Hmmmmmm... Jane dy gjera krejt te ndryshme, dy Zana krejte te kunderta. Megjithate, mund te them se, nese sfilatat e mia nuk i shikoj me shume se nje here, fotot kam deshire t'i analizoj cdo dite.
Cfar mendon per Supermodelet e tjera, qe erdhen pas teje?
Femrat Shqiptare njihen si femra shume te bukura, keshtu qe normalisht, kane pelqyer te gjitha supermodelet qe ka nxjerre ky ativitet. Gjithashtu, gezohem qe edhe per vajzat Shqiptare jane hapur rruget per te depertuar ne boten e modelingut nderkombetar, fale mundesise qe kane ato per te konkuruar ne "Supermodel of the World".
C'marrdhenie keni me prinderit? Jane liberal apo konservatore?
Jane shume te mire, s;me pengojne fare, perkundrazi, me perkrahin maksimalisht. Tani qe kam shkuar te jetoj ne Amerike, u merziten pak, po... Prape se prape, ata thone: "Secili duhet te shikoj jeten e vete".
Fizikisht ti ngjan shume me motren tende, Fjollen. Po persa i perket karakterit, keni ndonjegje te perbashket?
Po fillova te tregoj per kete do te duhen pese faqe te gazetes vetem per kete argument. (Qesh) Fjollen e kam si pjese te trupit. Edhe pse s'jemi binjake, i bejme gjerat sikur te jemi binjake njevezore. Ka raste kur nuk shihemi gjate gjithe dites, por kur takohemi, jemi duke kenduar te njejten kenge, ne te njejten sekond. Edhe mendimet i kemi si te kishim nje koke. Kur un vendosa te jetoja ne Nju Jork, gjeja me e veshtire ka qene pikerisht ndarja me Fjollen. Me besoni e kisha shume te veshtire ti thosha "Tung".
Ku i ke kaluar pushimet kete vere?
Faktikisht, kam qene shume e ngarkuar, megjithate, jam tip qe kurr s'e le qefin menjeane.... Nje pjese te pushimeve i kam kaluar ne Prishtine me familjen time, kurse pjesen tjeter, ne Amerike, duke shetitur neper vende te ndryshme.
Cfar enderroje te beheshe kur ishe e vogel?
E vogel gjithmone me ka pelqyer t'i imitoj artistet, sidomos kengetaret, pastaj me kapi nje deshire per t'u bere aktore.(Qesh) Tani shikoj se si enderra feminore po realizohet dalengadale dhe ndihem mire per kete. Po bej dicka qe me pelqen, qe ka lidhje me deshirat e femijerise.
Te jane realizauar te gjitha endrrat e femijerise?
Njeriu kurre s'i plotesohen te gjitha endrrat apo deshirat, sepse ne fakt, atij i lindin vazhdimisht endrra dhe deshira te reja. Derisa eshte ne gjendje te mendoje, njeriu gjithmone do te kerkoje me teper, nga vetja dhe nga jeta. Megjithate deri tani un jam shume e kenaqur.
Cila eshte enderra jote ne sirtar?
Ne sirtar s'kam vend per endrra, se kam shume rroba.(Qesh)
Do te ishe gati te beje gjithcka per karrieren tende?
Eshte shume mire kur je ne gjendje te kontrollosh veten dhe mendoj se per cdo gje ka nje kufi. Gjerat qe dalin jashte kufirit s'kan me lezet.
Si eshte Zana ne jeten e perditshme? Si eshte nje dite e jotja e zakonshme?
Ne jeten e perditshme jam femer me energjine me te madhe ne bote, keshtu me duket vetia. Me pelqen te flas shume, mendoj se ne ate menyre e zbraz energjine.(Qesh). Me pelqen qe ti bej njerzit te qeshin dhe te kenaqen, sidomos ata qe bejne pjese ne rrethin tim te ngushte. Cdo dite e imja ndryshon nga e meparshmja. Jam njeri qe merzitet shpejte nese beje te njejtat gjera cdo dite, ndaj gjithmone ndryshoj dicka te vetia.
The se te pelqen te besh cdo dite gjera te ndryshme. S'ke ndonje ritual te perditshem qe te pelqen?
Cdo dite me gjen ne mesenxher duke folur me Fjollen.
Cili eshte kengetari dhe aktori yt i preferuar?
Hmmmmmmmm... Te them te drejten ka shume aktor qe me pelqejne. Te gjith i shikoj, te gjithe i degjoj, mirepo Antonio Banderas e kam pike te dobet.
C'keshtille bukurie do ti jepje vajzave Shqiptare qe enderrojne te behen te bukura si ty?
Te kujdesen per veten e tyre sa me shume te jete e mundur.
Eshte e vertet se femrat e bukura e kane me te lehte ta gjene dashurine?
Perkundrazi, me duket se femrat e bukura e kane dyfish me te veshtire. Ato ndoshta mund te kene ke te duan, mirepo eshte shume e veshtire te gjene ate qe ua do zemra.